Frika nga Covid, qytetarët neglizhentë ndaj sëmundjeve të zemrës

schedule15:59 - 24 Maj, 2021

schedule 15:59 - 24 Maj, 2021

Nga Ajgena Korbi

Përhapja e Covid-19 tek qytetarët është zbehur, por jo problemet që ka lënë pas.  Të shumtë janë ata që për shkak të virusit kanë neglizhuar shqetësime të tjera dhe janë  paraqitur tek mjeku kur shëndeti iu është përkeqësuar.

Zemra është një ndër organet më të prekura.  Sëmundjet kronike dhe ato ishemike të saj, Instituti I Statistikave i  rendit si shkak kryesor për humbjet e jetëve vjet.

“Pacientët janë trembur nga Covid, ose vinin në spital vetëm pacientë me raste të infarktit.  Pacientët që kanë pasur dhimbje i kanë shtyrë vizitat…”

Mosha e personave që shfaqin probleme kardiake sipas kardiologut Edjon Hajro në Spitalin Amerikan 3 është ulur ndërsa shqetësimet  janë shtuar për disa arsye.

“Për shkak të jetesës që është bërë shumë stresante dhe faktorëve të tjerë të rrezikut sëmundjeve të tjera, hipertensionit, diabetit e obezitetit, janë shtuar shifrat shumë. Kemi filluar të shohim edhe mosha të reja me prekje të sëmundjeve kardiake.”

Rritja e temperaturave favorizon problemet e zemrës prandaj kardiologu Hajro i bën thirrje të sëmurëve kronike të kontaktojnë mjekun për të riparë mjekimin që po marrin.

“Sidomos pacientë me hipertension, me aritmi dhe ata me insuficencë kardiake duhet të bëjnë  një kontroll me mjekun kardiolog qoftë për përcaktimin e dozave të ilaçeve, apo të gjendjes në të cilën ata janë.”

Vitin që lamë pas më shumë se gjysma e humbjeve të jetëve në vend  sipas Institutit të Statistikave u shkaktuan nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut ku zemra mbante vendin e parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!