Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e një ndeshje të kampionatit, që ishte programuar të luhej ditën e nesërme prej orës 17:30. Vendimi është marrë pas një urdhri të prefekturës Bas Rhin dhe gjithçka lidhet me përhapjen e Coronavirus.
Ndeshja që shtyhet është RC Strasbourg-Paris Saint-Germain dhe kështu ekipit francez i jepet mundësia të pushojë para ndeshjes së Champions League, kundër Borussia Dortmund.
Kampionët e Francës duhet të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, ku verdhëzinjtë triumfuan me shifrat 2-1. Gjatë kësaj periudhë janë shtyrë shumë ndeshje, madje në Itali pati shumë polemika dhe tani do të luhet me dyer të mbyllura. /abcnews.al
Faisant suite à un arrêté de la préfecture du Bas-Rhin concernant la propagation du coronavirus, la rencontre #RCSAPSG est reportée à une date ultérieure ?
Communiqué de la LFP ➡ https://t.co/9efYWDBN5H pic.twitter.com/5QnWcP2LCe
— Ligue de Football Professionnel (@LFPfr) March 6, 2020