Barcelona-Napoli, edhe pse fillimisht u mendua të luhej me tifozë dhe nisi shitja e biletave, do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Autoritetet vendore në Katalonjë, një ditë më parë bënë kërkesë zyrtare që ndeshja e Champions League të luhej pa tifozë.
Tashmë është bërë zyrtare diçka e tillë dhe Barcelona vetë ka dalë me një njoftim dhe e ka komunikuar diccka të tillë. Kështu, më 18 mars, katalanasit dhe Napoli do të luajnë me dyer të mbyllura dhe për skuadrën e Setien është detyrim fitorja, që i kualifikon në raundin tjetër të Champions.
Mbyllja e dyerve në këtë ndeshje dhe në shumë kampionate europiane vjen prej epidemisë që ka kaluar shumë shtete nga Coronavirusi. Numri i të prekurve sa vjen dhe rritet, ndërkohë që ka edhe shumë viktime, sidomos në Itali. /abcnews.al
The Champions League match scheduled for Wednesday, March 18, between FC Barcelona and Napoli, will be played at Camp Nou behind closed doors. pic.twitter.com/4uceIGrobY
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 10, 2020