Frika nga Coronavirusi, Bartomeu anulon çdo aktivitet tek Barcelona

schedule14:31 - 13 Mars, 2020

schedule 14:31 - 13 Mars, 2020

Barcelona pas situatës së fundit ka marë një vendim drastik. Klubi katalanas ka vendosur që të anulojë çdo gjë. Duke filluar nga seancat stërvitore, takimet në klub apo dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me klubin.

Vendimi ka ardhur pas takimit që ka pasur presidenti Bartomeu me mjekun e ekipit. Një masë shumë e mirë kjo nga Barcelona në mënyrë që të parandalojë përhapjen e virusit vdekjeprurës që tashmë është kthyer në pandemic botërore.

Edhe La Liga i ka pëzulluar për të paktën dy javë të gjithë takimet, duke mos rrezikuar shëndëtin e futbollistëve. Në ditët në vijim pritet të mësohet se kur do të rifillojë sërish aktiviteti sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!