Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka ndarë një video-mesazh të moderatores Luana Vjollca që tregon frikën e infektimit të nënës së saj dhe periudhën e vështirë që kaloi. Moderatorja fton të gjithë të rinjtë që të shkojnë dhe të vaksinohen.
“Mendoj për të dalë nga e gjithë situata ku ishim përfshirë është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë është një lloj shpëtimi, që ndoshta edhe pse të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që duhet të jemi të ndërgjegjshëm që duhet t’i mbrojmë që janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë që ndonjëherë na mungon, sepse na kap ai vrulli.
Nëse kemi një mësim është që nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga ndjesia ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami.
Një nga arsyet e forta që duhet të bëja vaksinën ishte që pas vaksinimit mund ta përqafoj më shpesh. Përsa kohë që kjo është zgjidhja e vetme që kemi për t’ju kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë” shprehet moderatorja./ Abcnews.al