Frika e sulmeve ruse, Odessa shpall shtetrrethimin gjatë fundjavës

schedule10:59 - 9 Prill, 2022

schedule 10:59 - 9 Prill, 2022

Autoritetet në qytetin port jugor të Odesa-s kanë shpallur shtetrrethimin gjatë fundjavës për shkak të kërcënimeve për sulme të mëtejshme me raketa, shkruan BBC.

“Shtetrrethimi do të  fillojë në rajonin e Odesa nga ora 21:00 më 9 prill deri në orën 6:00 11 prill,” tha ushtria e Odesa në Facebook.

Vendimi u mor duke pasur parasysh ngjarjet në Kramatorsk.

Të paktën 50 njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën pasi raketat goditën një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Kramatorsk të premten. Ukraina ka paralajmëruar se forcat ruse po rigrupohen për të nisur një ofensivë të re në lindje dhe jug të vendit, pas tërheqjes së trupave nga Kievi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!