Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frika e përsëritjes/ Kreu i shtetit, takim me kreun e SPAK

schedule19:30 - 10 Tetor, 2025

schedule 19:30 - 10 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja të hënën ka alarmuar institucionet rreth sigurisë së gjykatave në vend. Gjykatat kanë kërkuar rritje të sigurisë së institucioneve.

Mbi këtë edhe Presidenti Bajram Begaj këtij ditë ka zhvilluar një sërë takimesh konsutluese, më krerë e disa institucioneve.

Këtë të premte në zyrë I vajti Kreu i SPAK, Altin Dumani, për të folur me Presidentin rreth nevojave të institucionit dhe masat shtesë që mund të merren, për të forcuar sigurinë në institucion.

Këto ditë në Presidencë Begaj është konsultuar me edhe me Kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, me Mirela Bogdanin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryeinspektorin e Drejtësisë, Artur Metani dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në kuadër të masave, këtë të premte herët paradite në ambientet e Gjykatës së Posaçme zbaroi dhe kreu I gardës së republikës, Simon Zereci.  Kreu i GJKKO-s, Erion Bani ishte ai që e priti, ndërsa më pas u bënë inspektime në ambientet e gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme. SPAK dhe GJKKO konsiderohen institucione të rëndësisë së veçantë dhe prej dy vitesh ruhen nga garda e republikës.

Në një vendim të fundit Këshilli I Ministrave vendosi zgjatjen e ruajtjes fizike të kreut të SAK, me 3 vite pas përfundimet të mandatit dhe dy vite për kreun e GJKKO-së dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!