Frika e një vale të tretë, Gjermania futet nga sot në një tjetër karantinë të ashpër

schedule08:49 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 08:49 - 16 Dhjetor, 2020

Gjermania u fut sot në një karantinë të rreptë, në një përpjekje të radhës  për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit në vend. Në 24 orë, vendi regjistroi 952 raste fatale, shifra më e lartë e arritur ndonjë herë.

Druajtja se pandemia mund të jetë duke dalë jashtë kontrollit në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, bëri që kancelarja Angela Merkel dhe 16 guvernatorët e shteteve të njoftonin të dielën një bllokim të ashpër deri më 10 janar.

Dyqanet dhe shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura duke nisur nga sot.

Sipas të dhënave  të institutit Robert Koch për sëmundjet infektive, numri total i të infektuarve në vend është  rreth 1,4 milionë, ndërsa 27,728 raste u regjistruan vetëm në 24 orët e fundit.

Kurse, bilanci total i viktimave në vend është 23,427. Gjermanët po presin miratimin e një vaksine të të zhvilluar pjesërisht në Gjermani ndërsa vende të tjera si Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur injektimet e para. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!