Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade ka komentuar situatën aktuale pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
E ftuar në “Radari Informativ”, Dade u shpreh se duhet që patjetër të shihen me kujdes politikat e jashtme që ndjek Shqipëria për shkak të kërcënimeve të mundshëm ruse.
“Duhet parë më mirë kjo puna e Ballkanit të Hapur. Nuk kishim transparencë . Duhet patjetër të rakordohen shqiptarët për politikat e sigurisë në politikën e jashtme. Rusia ka ndërhyrë edhe pa bërë agresion ndaj Ukrainës. Si në Mal të Zi duke krijuar probleme dhe duke ndihmuar forcat pro serbe apo ruse. Situata është delikate dhe është një sinjal, që ne të rakordojmë përpjekjet me NATO dhe BE. Besoj që nuk do jetë guxim i madh të sulmohen këto vende se do aktivizohej neni 5 .” tha Dade. /abcnews.al/