Frika e Mbappe: Ka raste që shqetësohem shumë, ja kush e fiton “Topin e Artë”

schedule10:15 - 25 Nëntor, 2019

schedule 10:15 - 25 Nëntor, 2019

Kylian Mbappe ka dhënë një prononcim interesant për mediat gjermane. Ylli i PSG-së dhe kombëtares franceze tregohet i sinqertë në rrëfimin e bërë për Der Spiegel. 20-vjeçari ndalet te frika e tij e madhe, teksa zbulon edhe favoritin kryesor për fitimin e “Topit të Artë”.

Ndonjëherë shqetësohem dhe më zë frika. Nëse dështon si futbollist, të gjithë fillojnë e dyshojnë te ti. Kur zhvillon një ndeshje të madhe dhe e humbet atë, lind gjithmonë e njëjta pyetje: mos ky është fundi? Ishte gjithçka e bukur, por tani mori fund… Gjëja pozitive është fakti që kjo ndjesi zgjat pak.

E ke të qartë që nuk do të zgjasë pafund. E bukura e futbollit është që nuk ke shumë kohë për të menduar, vjen shumë shpejt ndeshja e radhës. ‘Topi i Artë?’ E meriton Leo Messi. Ai ishte padyshim më i miri i këtij viti në aspektin individual“, përfundon Kylian Mbappe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!