Frika e arrestimit, Stresi takohet me Gjinin: Thirrje policisë, na lini të mbarojmë numrin

schedule21:59 - 31 Tetor, 2021

schedule 21:59 - 31 Tetor, 2021

Në puntatën e kësaj të diele në spektaklin e humorit, Kosherja, ishte i ftuar special dhe Stresi. Reperi i mirënjohur, i cili është një ndër simpatizantët më të mëdhenj të Sali Berishës, nuk kishte si të mos takohej me një tjetër adhurues të flaktë të ish liderit demokrat, Gjini. Mes të tjerash, ai iu përgjigj dhe skeptikëve të cilët besojnë se Berisha nuk ka moshë për t’u kthyer në krye të PD-së.

Biseda mes tyre

Gjini: Stresi me 330 demokratë ta pushton kryeministrinë për dy orë, na kishte marrë malli.

Stresi: Sa të ketë tropojanë dhe demokratë, Edi Rama nuk ka me e bërë gjumin rehat

Gjini: Sa armë dhe pistoleta ka përdorur Stresi në videoklipe, aq nuk i ka ushtrua shqiptare

Stresi: Ato janë videoklipe por arma më e fortë e jona është liria.

Gjini: Kam frikë se mos po të arrestojnë pa mbaruar numri akoma, i bëj thirrje policisë na lini të mbarojmë numrin. O Stresi ça bohet kështu, ça thonë ata, që Berisha nuk ka moshë me u rikthyer në PD.

Stresi: Ta dinë të gjithë shqiptarët që Berisha është si shqiponjë. Mendojnë se Berisha nuk ka moshë, por veç rinohet, nuk është pulë por kaposh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!