Kasti i serialit “Friends” thuhet se është duke përgatitur një deklaratë të përbashkët për vdekjen e papritur të kolegut të tyre, Matthew Perry, në moshën 54-vjeçare, siç raportohet nga Daily Mail.
Në serialin ikonik, Perry luajti Chandler dhe “miqtë” e tjerë u kompletuan nga Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer. Seriali fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij në 1994 dhe mbetet ende shumë i dashur për publikun, ndonëse vitet kanë kaluar.
Friends cast are ‘working on a joint statement’ to release after beloved co-star Matthew Perry’s sudden death https://t.co/ftoQEilX45
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 30, 2023
Yjet e serialit ende nuk kanë reaguar publikisht për vdekjen e Perry-t dhe thuhet se janë thellësisht të prekur. Gazetarja e Showbiz-it, Kinsey Schofield zbuloi se ata janë duke punuar për një deklaratë të përbashkët. Sipas burimeve, ata e konsideronin Perry vëllanë e tyre dhe e mbështetën në momente të vështira. Ata kanë shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tyre për të gjithë këtë tragjedi që ndodhi.
Kujtojmë që Perry dhe yjet e tij realizuan për një ribashkim special në 2021, gjë që u dha atyre një nominim për Emmy./abcnews.al