Dan Friedkin është tërbuar, pasi Roma humbi në tavolinë ndeshjen kundër Hellas Verona. Fusha kishte prodhuar një 0-0, por klubi kryeqytetas kishte bërë një gabim dhe Amadou Diaëara ishte përfshirë në listën e futbollistëve nën 22 vjeç, kur ai i kishte mbushur 23.
Gjykata Sportive nuk fali dhe Roma humbi 0-3 në tavolinë. Presidenti është habitur kur ka lexuar lajmet në media dhe menjëherë ka kërkuar sqarime. Menaxheri i ekipit, Gianluca Gombar, rrezikon të shkarkohet, ndërkohë që i është kërkuar llogari edhe Menaxherit të Përgjithshëm Manolo Zubiria.
Në këto kushte te Roma pa përgatitet rikthimi i madh, ai i legjendës Francesco Totti. Kështu shkruan “Corriere Dello Sport”, që raporton se Friedkin po mendon ta “gradojë” ish-kapitenin si drejtor të zonës teknike, ose si zëvendëspresident. Me siguri edhe Totti do ta mendojë mirë dhe me pronarët e rinj një bashkëpunim është mëse i mundur. /abcnews.al