Frenon rritja e çmimeve/ Inflacioni zbret në 2.1 për qind në qershor, norma më e ulët në 3 vjet

schedule13:53 - 9 Korrik, 2024

schedule 13:53 - 9 Korrik, 2024

SHQIPËRI- Ngadalësohet rritja e çmimeve në vend. Pas një rritje të lehtë muajin e kaluar inflacioni i është kthyer përsëri trendit rënës përgjatë muajit qershor.

Sipas të dhënave të Instat, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin qershor 2024, është 2,1 %, në krahasim me majin konstatohet se niveli i inflacionit ka pësuar një rënie të lehtë duke u rikthyer në  të njëjtin nivel që ishte në prill të këtij viti.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,72%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,42%.nga të dhënat konstatohet se rritja e çmimit të ushqimeve është stopuar në krahasim me  muaj të mëparshëm.

Gjithashtu rritje të lehtë të çmimeve kanë pësuar grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” si dhe “Pije alkoolike dhe duhan”.

Kjo tendencë në ecurinë e inflacionit është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijojë politikën e lehtësimit të monetar.

Në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25% duke e çuar në 3% nga 3.25%.

Lehtësimi i politikës monetare është një stimul më shumë për ekonominë pasi nxit kredidhënien, por njëkohësisht i bën më të lira pagesat për këstet e kredive.

Niveli i inflacionit: 

  • Qershor 2024     2.1%
  • Maj   2024          2.2%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!