Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e ankimit të Fredi Alizotit, personit te dyshuar se aktroi zërin e Agron Xhafajt. Alizoti ka kundështuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar nga Shkalla e Parë për të, në 6 tetor. Burime pranë gjykatës konfirmuan se seanca në Apel është caktuar në 24 tetor në orën 09:00. Në ankimin e depozituar disa ditë mëparë, Alizoti kërkon një masë më të butë sigurie se “arresti në burg”. Në seancën e zhvilluar në Shkallën e Parë të Krimeve te Renda, avokati i Alizotit, Ilir Dode tha se klienti i tij e kishte provuar se nuk ka rrezik t’i fshihej hetimit dhe se duhet të kujdesej për nënën e sëmurë. /abcnews.al
Fredi Alizoti, “aktori” i Agron Xhafajt kërkon lirinë në Apelin e Krimeve
schedule15:52 - 17 Tetor, 2018
schedule 15:52 - 17 Tetor, 2018