Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme dy prej afrimeve të merkatos së janarit. Një prej tyre është Erlis Frashëri, korçari që la Drenicën për t’u rikthyer në shtëpi.
“Rikthim pas shumë vitesh te Skënderbeu, erdha te shtëpia ime, te qyteti im i dashur. Ne e dimë se Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri. Erdha të jap më të mirën time dhe ta çojmë Skënderbeun sa më lart.
Jam ambientuar shumë mirë me ekipin. Shoh djem të rinj që luajnë me shpirt. Nuk mund të them se Skënderbeu do të jetë për mbijetesë, ne i dimë vlerat e ekipit dhe të lojtarëve që kemi dhe do të japim maksimumin”, tha Frashëri mes të tjerash.
Më pas foli edhe mesfushori Ramin Alii: “Unë kam qenë te të rinjtë e Shkëndijës dhe më pas te klubi i Shkupit, ku kam luajtur edhe disa ndeshje. Tani mendoj se për një të ardhme më të mirë të firmos për Skënderbeun. Shpresoj të eci mirë”.
“Kam nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe pastaj të shohim. Unë luaj si mesfushor, me këmbën e majtë, në të gjithë pozicionet e mesfushës. U binda nga projekti. Kam parë se luajnë me lojtarë të rinj dhe mendoj se mund të bëj diçka këtu”. / abcnews.al