Frankfurt, qyteti i parë gjerman që dekoron rrugët për Ramazan

schedule11:40 - 5 Mars, 2024

schedule 11:40 - 5 Mars, 2024

Këtë vit, Frankfurt u bë qyteti i parë në Gjermani që dekoroi rrugët për Ramazan (10 mars – 9 prill), pas një kërkese të të Gjelbërve, Partisë Social Demokratike (SPD) dhe ministrisë së shtetit për diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit. Diskriminim.

“Duke dekoruar vendin gjatë Ramazanit, qyteti i Frankfurtit dërgon një mesazh të rëndësishëm për myslimanë, duke shprehur vlerësimin për njerëzit e besimit mysliman që jetojnë në këtë qytet”, thuhet në peticionin e të Gjelbërve. Rreth 100,000-150,000 myslimanë jetojnë në qytet dhe përbëjnë rreth 15% të popullsisë së përgjithshme.

Sipas informacioneve të BILD, model për vendimin ka qenë Londra, e cila është dekoruar për herë të parë për Ramazanin e vitit 2023.

Në Frankfurt, dritat e Ramazanit do të vendosen në të gjithë zonën e këmbësorëve të qytetit dhe kostoja e tyre do të variojë nga 50,000 dhe 100 mijë euro.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!