Frank Lampard po bën një punë të shkëlqyer në krye të Chelsea. Edhe pse kishte shumë faktorë kundër, Lampard duket se po ia del të ndërtojë diçka të bukur. Bllokimi i merkatos dhe largimi i disa yjeve nuk ka ndikuar aspak te tekniku anglez, që iu ka besuar të rinjve dhe ata ia kanë shpërblyer.
‘Celebrity Net Worth’ i ka bërë një profil trajnerit të Chelsea, ku ka zbuluar sa vlen ai dhe sa para përfiton gjatë një viti. Lampard vlerësohet 90 milionë dollarë, duke u përfshirë në listën e personave më të vlerësuar e te pasur në Angli.
Te skuadra e Chelsea, strategu përfiton 6 milionë dollarë në vit, por me punën e shkëlqyer që po bën, pritet të ketë rinovim kontratë me një rrogë shumë më të përmirësuar. Gjithçka po shkon shumë mirë për ish-trajnerin e Derby Country./abcnews.al