Francezët në mbështetje të familjes shqiptare që rrezikon dëbimin

schedule10:01 - 12 Janar, 2018

schedule 10:01 - 12 Janar, 2018

Një familje shqiptare në Francë po përballet me dëbimin nga vendi, ndërsa banorët vendas kanë dalë në mbrojtje të tyre.

Më shumë se 100 vetë u mblodhën përpara shkollës së Polle a Cherbourg në Manche në mbështetje të kësaj familje shqiptare me katër fëmijë të quajtur Artan, Olsa, Klela dhe Anxhela. Mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze për të dëbuar këtë familje që është integruar me jetesën në Francë.

Çifti shqiptar mbërriti në Cherbourg të Francës në Shtator 2017 dhe në Dhjetor 2017 iu refuzua kërkesa për azil. Dëbimi i tyre është planifikuar për të premten më 12 Janar.

“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, kështu është shprehur një prej mësuesve të shkollës.  /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!