Franceska Jace është padyshim një ndër femrat më seksi të showbizzit shqiptar. Modelja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokuese.
Ish-banorja e Big Brother është kujdesur gjithmonë që në daljet e saj të shfaqet sa më e kuruar, ku nuk nguron të tregojë linjat perfekte trupore, dhe për këtë ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave dhe fansave.
Së fundmi, ish-banorja e Big Brother ka publikuar një foto teksa shëtiste në det. Duke vënë në pah të pasmet e saj, Franceska pozon e veshur me bikini, duke marrë kështu vëmendjen e të gjithëve. “Me pamje nga deti…”, ka shkruar modelja krahas fotos. /abcnews.al/