Kryeministri francez, Jean Castex ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Francë nga 16 vende do të testohen pas mbërritjes së tyre në aeroporte.
Duke përmendur 16 vendet në botë ku qarkullimi viral është veçanërisht i lartë, Castex theksoi se për këto vende, udhëtarët do të duhet të disponojnë një test që dëshmon se ata nuk janë bartës të virusit.
Vendet e përfshira janë sipas Matignon, SHBA-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Panamaja, Afrika e Jugut, Kuvajti, Katari, Izraeli, Brazili, Peruja, Serbia, Algjeria, Turqia, Madagaskari, India dhe Omani.
Maroku, i cituar fillimisht në këtë listë nga burime qeveritare, nuk bën pjesë për momentin, sipas Matignon.
Castex theksoi se për këto 16 vende kufiri është i mbyllur duke theksuar se e vetmja lëvizje e pasagjerëve përfshin shtetasit francezë që banojnë në këto vende ose qytetarë të këtyre vendeve që kanë një leje qëndrimi në Francë./abcnews.al