Francë, tenton të shtypë disa ushtarë me makinë, arratiset

schedule11:24 - 29 Mars, 2018

schedule 11:24 - 29 Mars, 2018

Një person ka tentuar të shtypë me makinën e tij disa ushtarë francezë në rajonin Isere, jo shumë larg kufirit me Italinë. Nga tentativa, që konsiderohet si një sulm i mundshëm, nuk ka të plagosur apo viktima. Mësohet se drejtuesi i automjetit është arratisur nga vendi i ngjarjes. Idenditeti I tij nuk dihet apo motivi i sulmit të dështuar. Mediat franceze shkruajnë se ai drejton një makinë të tipi “Pezho 207” të zezë. Gjatë arratisjes ai ka kaluar pranë një grupi tjetër ushtarësh, të cilët i ka fyer. Kjo ngjarje vjen pas sulmit terrorist të një jave më parë në një supermarket, ku u vranë 4 persona dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur. /abcnews.al