Francë/ Rojet kufitare konfiskojnë 2 kamionë me pajisje mbrojtëse mjekësore

schedule11:12 - 21 Mars, 2020

schedule 11:12 - 21 Mars, 2020

Rojet kufitare franceze kanë ndaluar  2 kamionë  me maska.

Bllokimi u bë në sajë të urdhërit të Presidentit Emmanuel Macron i cili disa disa ditë më parë bëri një kërkesë  për të marë gjithë masat e duhura në luftën ndaj koronavirusit.

Konfiskimi erdhi vetëm 24 orë pasi një automjet tjetër që transportonte mijëra dezinfektues u ndalua gjithashtu.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar u njoftuan menjëherë për të dy incidentet. Pas bisedave të tensionuara kamionët u lejuan të largoheshin me të gjitha furnizimet në bord.

 

Presidenti Macron kishte bërë një  premtim në Twitter më 3 Mars se francezët “do të kenë  të gjitha mjetet e duhura mjekësore”.

“Europa është e izoluar  dhe secili komb ka mbetur me  pajisjet e veta.”

 

Eksportet e paracetamolit nga Britania janë ndaluar ndërsa ministrat po bëjnë të pamundurën  për të mbrojtur rezervat jetike.

Zyrtarët kanë ndaluar firmat të eksportojnë 82 ilaçe kryesore jashtë vendit, përfshirë adrenalin, insulinë dhe qetësues të zakonshëm.

Ministri i Shëndetësisë Lord Bethell tha: “Personeli i NHS  po mundohet me çdo mundësi që ka të kujdeset për pacientët në mënyrën më të mirë dhe ne gjithashtu po  i mbështesim ata në çdo mënyrë që mundemi.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!