Mbi 12 milionë kuti të qumështit pluhur janë hequr nga tregu në 83 shtete të ndryshme të botës pasi janë me salmonelë. Skandali ka përfshirë kompaninë franceze të prodhimeve të qumështit “Lactalis”.
Kompania franceze “Lactalis” është përfshirë në një skandal të rëndë. Më shumë se 12 milionë kuti të qumështit pluhur për foshnjat janë tërhequr nga tregu në 83 shtete të ndryshme pasi janë prekur nga salmonela. Shefi ekzekutiv i firmës së qumështit, Emmanuel Besnier, konfirmoi shkallën e rrezikut të kontaminimit në një deklaratë për mediat franceze.
Produktet kanë qenë subjekt i një tërheqjeje që nga dhjetori, pasi u zbuluan bakteret e salmonelës në një fabrikë. Për këtë skandal, prindërit kanë praqitur paditë e tyre, duke thënë se fëmijët e tyre u bënë të sëmurë pas pirjes së qumështit. Një zëdhënës tha për BBC se të gjithë vendet e prekura janë informuar në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë. Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Austrialia nuk përfshihen në vendet e prekura”, thotë zëdhënsi i kompanisë.
Grupi “Lactalis” është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me një shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh, ka 246 vende prodhimi në 47 shtete dhe punëson 15,000 persona vetëm në Francë. 3 kërkesa për tërheqje nga tregu janë lëshuar nga firma, dhe mbulojnë markat e saj Picot, Milumel dhe Taranis.
Ndërkohë, Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Mund të jetë kërcënuese për jetën, veçanërisht tek fëmijët e vegjël. Deri më tani 35 raste janë raportuar në Francë dhe një tjetër në Spanjë. Ndërsa disa raste të tjera po hetohen edhe në Greqi. Vetë kompania ka bërë me dije se do të dëmshpërblejë të gjithë të prekurit nga ky skandal./abcnews.al