Presidenti francez Emanuel Macron ka paralajmëruar që ai synon t’ia bëjë jetën më të vështirë qytetarëve që nuk vaksinohen kundër Covid-19. Ai i tha gazetës “Le Parisien” se dua t’i shqetësoj ata dhe që do të vazhdoj të bëjë këtë gjë. Presidenti deklaroi se do t’i shtrëngoj masat duke vendosur që njerëzit nuk mund të hyjnë në ambiente publike dhe të përdorin transportin publik pa provuar që janë të vaksinuar.
Komentet e tij erdhën pasi prezantimi i një projekt-ligj për një leje Covid u vonua raporton “BBC”. Një debat në parlament që ndalon të pavaksinuarit nga një pjesë e jetës publike është lënë në pritje pasi deputetët opozitarë bashkuan forcat për ndalimin e këtij ligji. Ligji që pritej të votohej këtë javë ka acaruar kundërshtarët e vaksinës dhe disa deputetë kanë marrë kërcënime me vdekje.
Në një intervistë për gazetën “Le Parisien” ditën e mërkurë, zoti Macron deklaroji se nuk do të vaksinoji njeri me forcë por do të inkurajojë njerëzit që të vaksinohen duke i ndaluar hyrjen në aktivitetet e jetës sociale. Ai tha që nuk do çojë njeri në burg se nuk pranon të vaksinohet por ne do t’i themi atyre se nuk mund të hyjnë në restorante, teatro, bare dhe kinema që nga data 15 janar.
Franca është një nga vendet që ka normën më të lartë të vaksinimit në Bashkimin Evropian. Në Francë prej muajsh njerëzit duhet të provojnë që janë të vaksinuar ose të tregojnë një test negativ Covid për të hyrë në shumë ambiente publike. Qeveria franceze do që të heq mundësinë për të treguar një test negativ si kundërpërgjigje ndaj rritjes së numrit të infektimeve të shkaktuara nga variantet shumë ngjitëse Omicron dhe Delta. / abcnews.al