Muzeu i Luvrit, më i madhi në botë, mbylli këtë të shtunë dyert për arsye sigurie të lidhura me alarmin për terrorizëm pas sulmit në Arras në veri, që shkaktoi vdekjen e një profesori.
“Louvri mori një mesazh që fliste për një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij” dhe “ne vendosëm (…) të evakuohemi dhe të mbyllemi për sot në mënyrë që të kryejmë hetimet e duhura”, shpjegoi një zëdhënëse.
Muzeu më herët kishte njoftuar se po mbyllej, me një postim në platformën X. Shërbimi i komunikimit i muzeut tha se po zhvillohen kontrolle në ndërtesë, duke theksuar se këto masa sigurie vijnë pas rritjes së nivelit të alarmit pas sulmit në Arras./abcnews.al