Aktivistët e degës së OJQ-së Sea Shepherd në Francë u tmerruan kur panë në trupat e delfinëve mesazhe homofobike për ta, duke ngritur shqetësimin se deri ku mund të shkojë urrejtja.
Nous exposerons le dauphin mutilé et scarifié avec l’inscription « Sea Shepherd PD » en début d’après-midi sur le vieux port de La Rochelle. Venez rencontrer nos équipes pour échanger sur les captures de dauphins et les solutions urgentes à mettre en place ? pic.twitter.com/1q2PVLQFqK
— Sea Shepherd France (@SeaShepherdFran) February 19, 2023
Në fotot e postuara në Twitter, aktivistët pretendojnë se peshkatarët gdhendën shkronjat “PD” në delfinët e ngordhur, shkurt pédé, që do të thotë homoseksual në frëngjisht.
Në fakt, aktivistët i lanë delfinët e ngordhur për disa orë në portin e vjetër të qytetit La Rochelle.
“Ndaloni peshkimin e tepërt. Hani më pak peshk. Shpëtoni oqeanet. Dhe brezat e ardhshëm”, është mbishkrimi i postimit përkatës në Twitter.
/abcnews.al