Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Francë-Markok, në “dorë” të Argjentinës/ Pesë “patriotë” të Messi në çerekfinalen e parë të “Botërorit”

schedule12:53 - 8 Korrik, 2026

schedule 12:53 - 8 Korrik, 2026

Arbitrat vazhdojnë të jenë në qendër të polemikave në “Botërorin 2026”. Kjo për shkak të disa vendimeve të diskutushme nga ata në fushë dhe ata në dhomën e sistemit VAR. Por këtë herë diskutimet dhe akuzat kanë nisur pa u luajtur ndeshja.

Meritë për këtë ka FIFA, që ka vendosur që sfida e parë çerekfinale e Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut t’i besohet një pesëshe arbitrash, të gjithë nga Argjentina. Facundo Tello do të jetë kryesor, ndërsa dy ndihmësit e tij, arbitri i katërt dhe ai VAR do të jenë po argjentinas.

Kjo është hera e parë në këtë “Botëror”, që thuajse e gjithë trupa arbitrare vjen nga i njëjti vend. Në të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani, FIFA kishte përcaktuar nga një kombësi vetëm kryesorin dhe dy asistentët, ndërsa arbitri i katërt dhe ai kryesor në VAR nga kombësi të tjera.



Kjo zgjedhje e fundit e qeverisë botërore të futbollit nuk është pritur aspak mirë në Francë, aq më tepër që arbitrat vijnë nga Argjentina, një prej rivalëve të mëdhenj dhe të mundshëm të “Gjelave” në misionin e tyre për të fituar Kupën e Botës.

Sipas “RMC Sport”, me këtë vendim FIFA e tregoi edhe një herë veten të paturpshme. Edhe regimet në mediat e tjera nuk kanë qenë aspak pozitive, ndërsa më me sportivitet është pritur ky lajm në kombëtaren e “Gjelave”, pavarësisht ekspriencës aspak pozitive me arbitrat në ndeshjen e fundit për 1/16 e Botërorit kundër Paraguajit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!