Francë, Le Pen kërkon dorëheqjen e Macron

schedule10:00 - 27 Maj, 2019

schedule 10:00 - 27 Maj, 2019

Edhe në Francë, ku nacionalistët e Marine le Pen u renditen të parët në zgjedhjet evropiane, presidenti Macron është nën presionin për të dhënë dorëheqjen dhe për të shpërndarë parlamentin.

Bashkimi kombëtar i Marin Lë Pen është partia e re e parë në Francë, me rreth 23 për qind të votave. Simbolikisht është një rezultat Iindjeshëm, dhe pse qeveria franceze nxiton të kufizojë dëmet. Sovranistët premtojnë tu rijapin francezëve lirinë e grabitur nga Brukseli – tashmë që kanë lënë prapa Rilindjen e Emmanuel Macron, presidentit më pro evropian të republikës së pestë. Njeriu i cili me fjalimin solemn në Sorbonë shpresonte të riniste Bashkimin Evropian, por që të dielën ndaloi me 22 për qind të votave.

Mbrëmjen e së dielës Marin Lë Pen deklaroi e buzëqeshur se presidenti Makron duhet të mbajë pasojat e këtij votimi, sepse ishte ai që donte të transformonte këto zgjedhje në një lloj referendum për presidencën e tij. Lë Pen theksoi se nëse Macron nuk jep dorëheqjen atëherë minimum që mund të bëjë është shpërndarja e parlamentit në mënyrë që francezët tu rikthehen kutive të votimit.

Për Marin Lë Pen kjo është një fitore e rëndësishme. Edhe në vitin 2014 ajo ishte parti e parë me pot ë njëjtin rezultat. Por këtë herë ajo ka mundur një president i cili gjatë fushatës elektorale u impenjua personalisht për të mbrojtur projektin e tij për Evropën.

Për Emanuel Makron kjo është një humbje e papëlqyeshme të cilën u mundua ta shmangte me të gjitha mënyrat. Presidenti francez prej muajsh është objektivi i protestave të jelekëve të verdhë të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij. Por nga këndvështrimi i tij  të humbësh vetëm me një pikë nuk është një dramë.

Në fakt nga presidenca bëjnë të ditur se rezultati është pritur mirë. Nuk do të ketë asnjë dorëheqje dhe as zëvendësime në qeveri, e aq më pak shpërndarje të parlamentit. Një e dhënë tjetër që duhet vlerësuar është pjesëmarrja në zgjedhje e francezëve – 51 për qind. Asnjëherë nuk kanë qenë kaq të shumtë në zgjedhjet evropiane prej 24 vjetësh. Dhe janë më shumë se në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!