Francë, Këshilli i Shtetit miraton ndalimin e kujdesit mjekësor për një vajzë në koma

schedule18:24 - 5 Janar, 2018

schedule 18:24 - 5 Janar, 2018

Këshilli i Shtetit francez miratoi stakimin e aparaturave për një vajzë 14-vjeçare që gjendej në koma që nga qeshori i vitit të kaluar. Prindërit kishin apeluar në këtë organ të lartë vendimin e mjekëve për ndërprerjen e jetës së vajzes së tyre, por nuk ia dolën.

Autoritetet franceze vendosën ndalimin e trajtimit për një vajzë 14-vjeçare, që mbahej në koma që nga muaji qershor. Me këtë vendim ata mbështetën mjekët e Sptialit “Nancy” në kundërshtim me vullnetin e prindërve të vajzës. Këta të fundit i ishin drejtuar Këshillit të Shtetit, një organi të lartë me funskionet e një gjykate të lartë për çështje që përfshijnë administratën publike. Shpresa e prindërve ishte pikërisht për të hedhur poshtë vendimin e mëparshëm të gjykatës administrative.

Vendimi i mjekëve, sipas Këshillit, “respekton kërkesat e ligjit” dhe prandaj ankesa e paraqitur nga anëtarët e familjes u refuzua. Autoritetet shpjeguan se tani është përgjegjësi e spitalit për kohën e ndërprerjes së trajtimit.

14-vjeçarja vuante nga një sëmundje autoimune neuromuskulare dhe ishte shtruar në spital qershorin e kaluar pas një goditje në zemër. Autoritetet shpjeguan se pas një periudhe trajtimi, mjekët e gjykuan rastin si të pashpresë, duke pasur parasysh dëmet serioze dhe të pakthyeshme. Mjekt u shprehën se dëmet neurologjike i detyruan të fillonin procedurën për ndërprerjen e terapisë, në përputhje me ligjin francez te vitit 2016 për ndërprerjen e jetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!