Marine Le Pen është rizgjedhur në Lilë të Francës, nga Kongresi i Frontit Nacional, si presidente e partisë. Në votime, ajo mori mbështetje të plotë të delegatëve duke qenë se ishte kandidate e vetme. Në këtë mënyrë 49-vjeçarja Marine Le Pen mund të vijojë mandatin e saj të tretë në drejtim të partisë populiste të ekstremit të djathtë. Për herë të parë ajo u zgjodh në drejtim të kësaj force politike në 2011-n, kur pasoi babain e saj dhe themeluesin e Frontit Nacional, Zhan Mari Le Pen. Ky i fundit u përjashtua nga partia me vendim të Kongresit dhe i është hequr nderimi si president honorifik./abcnews.al
France, Fronti Nacional rizgjedh Marine Le Pen
schedule12:09 - 11 Mars, 2018
schedule 12:09 - 11 Mars, 2018