Francë, evakuohet Mont-Saint-Michel/ Policia në kërkim të një personi

schedule13:25 - 22 Prill, 2018

schedule 13:25 - 22 Prill, 2018

Franca kaloi momente paniku pasi një person tha se do të vriste disa policë në një ishull turistik. Për këtë autoritetet kanë hapur një hetim dhe kanë evakuuar zonën në fjalë.

Alarm për terrorizëm në Francë. Është evakuuar ishulli i famshëm “Mont-Saint-Michel”, i njohur për natyrën e tij fetare ku gjendet dhe një seli e shenjtë për “San Michele Arcangelo-n”. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale. Sipas mediave franceze, autoritetet janë vënë në kërkim të një personi që kishte mbërritur në mëngjes në ishull me anë të një anije. Sipas dëshmitarëve, ai ka thërritur: “unë do të vras disa policë”.

Raportohet se ai mban në shpinë një çantë, por ende nuk është e qartë nëse posedon armë. Anëtarë të xhandarmërisë kanë ndihmuar turistët që të largohen nga hotelet, ndërsa banorët janë ftuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë lëvizjet. Një helikopter po ndihmon forcat e rendit që të zbulojnë vendndodhjen e të dyshuarit.

Ndërkohë, prefekti I ishullit thotë se një kontroll i detajuar shtëpi për shtëpi do të zhvillohet për të zbuluar nëse personi në fjalë është akoma në vendin turistik apo është larguar. Megjithatë, ai nënvizon se me shumë mundësi i dyshuari është larguar nga ishulli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!