Francë, emigrantja shtatzënë nxirret me forcë nga treni

schedule18:04 - 5 Prill, 2018

schedule 18:04 - 5 Prill, 2018

Një video e publikuar në ditët e fundit nga tre studentë, tregon një skuadër të policisë franceze, që nxjerr me forcë nga një tren, një grua emigrante shtatëzënë.

Në video agjentët shfaqen teksa e kapin gruan nga krahët dhe këmbët, pas një kontrolli të kryer, mes ulërimash dhe protestash.

Gruaja, sipas mediave franceze, po udhëtonte me familjen e saj, në një tren të nisur nga lokaliteti Ventimilja, në Itali, dhe u detyrua të zbresë në Monton, të Francës.

Pamjet kanë bërë xhiron e internetit dhe kanë ngjallur indinjatën e njerëzve në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!