Francë/ Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit

schedule18:43 - 16 Prill, 2018

schedule 18:43 - 16 Prill, 2018

Policia franceze ka zbardhur vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri, ngjarje e ndodhur më 2 Dhjetor 2017 rreth orës 17:20 në Haute-Savoie. Nga hetimet 4 – mujore rezulton se vrasësi është një përdorues heroine. Ai qëlloi me armë dy shqiptarët, tregtarë droge, duke lënë të vdekur njërin prej tyre ndërsa tjetri u plagos.

Autori i arrestuar pranoi para hetuesve se kishte qëlluar me armë dy tregtarët shqiptarë të heroinës. Shkak i vrasjes është vlerësuar fakti se përdoruesi i drogës kishte nevojë për heroinë, por nuk kishte para për ta blerë.

Sipas policisë franceze, shqiptarët kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut të drogës në Annecy. Ata shesin heroinë të cilësisë së mirë, që kushton rreth 80 Euro për gram. Në lidhje me hetimin për këtë çështje, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë të lidhur me trafikun e heroinës në rajonin e Annecy. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!