Inflacioni gjatë një viti në Francë është rritur në 6.2%, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga Instituti Kombëtar për Statistikat dhe Studimet Ekonomike (INSEE).
Rritja e inflacionit vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe produkteve industriale. Në korrik, inflacioni arriti në 6.1% gjatë vitit, përpara se të shënonte rënie në gusht (5.9%) dhe shtator (5.6%).
Ky është inflacioni më i lartë që nga qershori 1985, kur u regjistrua në nivelin 6.4% gjatë një viti. Rritja e çmimeve të ushqimeve ishte 11.8%, çmimet e energjisë u rritën me 19.2% dhe mallrat e përpunuara u rritën me 4.2%.
Nga ana tjetër, ritmet e rritjes së ekonomisë franceze pritet të jetë më e ulët se sa pritej.
/abcnews.al