Franca rihap ambasadën në Kiev

schedule10:52 - 15 Prill, 2022

schedule 10:52 - 15 Prill, 2022

Franca do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, pas tërheqjes së trupave rusë në rajonet përreth kryeqytetit. Vendimi erdhi pas bisedës telefonike të ministrit të Jashtëm Jean-Yves Le Drian dhe homologut të tij  ukrainas Dmytro Kuleba, sipas euronews.

Ata diskutuan për mbështetjen ushtarake dhe humanitare të Francës për Ukrainën.  Gjithashtu qeveria francize bëri me dije se do të dërgojë në Ukrainë zjarrëfikëse dhe ambulanca në ndihmë të Ukrainës.

Rikujtojmë se një ekip hetuesish francezë mbërriti këtë javë në Ukrainë për të mbledhur prova të krimeve të luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!