Franca regjistron të infektuarin e parë me “versionin afrikano-jugor” të koronavirusit

schedule18:03 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 18:03 - 31 Dhjetor, 2020

Franca ka regjistruar rastin e parë të llojit të ri të koronavirusit që dyshohet se e ka “origjinën” nga Afrika Jugore. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në vend.

Varianti 501.V2 i Covid-19 u zbulua nga autoritetet afrikane nga mesi i dhjetorit, dhe që prej atëherë, raste janë regjistruar në Japoni dhe Britani, mes shteteve të tjera. Ky lloj versioni i virusit besohet se transmetohet me lehtë, ashtu si varianti i zbuluar në Britaninë e Madhe.

Autoritetet në Francë thonë se bëhet fjalë për një burrë që ishte kthyer nga Afrika e Jugut, në shtëpinë e tij në rajonin Haut-Rhin, në kufi me Zvicrën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!