Franca beson se Benjamin Netanyahu ka imunitet ndaj veprimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila po kërkon arrestimin e kryeministri izraelit për krime lufte të dyshuara në Gaza, duke qenë se Izraeli nuk ka nënshkruar statutet e kësaj gjykate.
Kjo pikëpamje e re e Francës, e cila erdhi një ditë pas njoftimit për një armëpushim mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, u dënua nga grupet e të drejtave të njeriut. Shtete të tjera, përfshirë Italinë, gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e mandatit, shkruan Reuters.
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Francës tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me Netanyahun.
Parisi ka marrë një qëndrim të qartë pasi gjykata në Hagë lëshoi urdhra arresti më 21 nëntor për Netanyahun dhe një lider të grupit militant palestinez Hamas./abcnews.al