Franca në panik, në 24 orë humbin jetën 499 persona nga koronavirusi

schedule07:30 - 1 Prill, 2020

schedule 07:30 - 1 Prill, 2020

Franca është një tjetër vend që duket se po përballet me rritjen e humbjeve të personave për shkak të koronavirusit.

Së fundmi në Francë janë regjistruar 499 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të vdekurve në 3523 persona. Ky ishte numri më i madh i të vdekurve që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Franca në total ka regjistruar 52.128 raste të konfirmuara me Covid-19. Aktualisht janë 22.757 persona të hospitalizuar me koronavirus, ndërkohe 5.565 prej tyre ndodhen në kujdesin intensiv.

Këto të dhëna përfshijnë të vdekurit në spital dhe jo ata që humbin jetën në shtëpi ose në shtëpitë e pleqve./abcnews.al