Franca orët e fundit po përballet me gjendje kaosi për shkak të kushteve të vështira të motit. Mësohet se reshjet e dendura të dëborës, veçanërisht në juglindje të vendit, shkaktuan vdekjen e një personi dhe kanë lënë sot pa energji edhe mbi 300 000 familje. Një shofer 63-vjeçar vdiq dhe një tjetër 27 vjeç u plagos dje nga rënia e një peme. Dy linja të tensionit të lartë janë këputur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
“Mbi 300 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ka shumë dëborë, kushtet natën ishin të vështira dhe, tani për tani, është e vështirë të thuhet me saktësi data e rikthimit të energjisë”, tha Robin Devogelaere, menaxher i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Ndërkohë që kamionëve u është ndaluar përkohësisht qarkullimi në të gjitha rrugët automobilistike në rajonin e Lionit./abcnews.al