Yjet e Francës e treguan edhe ndaj Marokut se mesa duket nuk kanë rivalë në këtë Kupë të Botës, duke arritur me lehtësi një fitore 2-0, e duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari sportiv, Fatmir Mneri tha se Franca ishte në ditë të mirë, ndryshe nga Maroku.
Ndërsa trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Olise është lojtari i cili promovon aksionet e skuadrës franceze,
Fatmir Mneri: Të dyja, siç është zakonisht kur përballen dy skuadra. Franca ishte në ditë të mirë, Maroku nuk ishte ishte në ditë të mirë. Mariku nuk ishte në pritshmëritë që kishim.
Ermal Tahiri: Olise, duhet të thuash vetëm, pastaj Mbappe. Ai është lojtari që bën të gjithë punën, ai ishte promotori i fushës. Pjesa tjetër i takon Mbappe. Kjo është e bukura e këtij kampionati. Po të kishin shënuar penalltitë, do kishin shënuar më shumë gola. Ai goli i Mbappe, janë gjëra që nuk i bën dot një lojtar në kampionat./abcnews.al



