Franca ndalon pezullimin e ndeshjeve për shkak të Ramazanit, pakënaqësia e sportistëve myslimanë është e fortë!

schedule22:00 - 1 Prill, 2023

schedule 22:00 - 1 Prill, 2023

Federata Franceze u dërgoi një email arbitrave duke u sqaruar se çdo ndërprerje e një ndeshjeje me qëllim që sportistët myslimanë të prishin agjërimin e Ramazanit është i ndaluar.

Kujtojmë se sivjet periudha e Ramazanit ka filluar më 22 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

Ky vendim vjen në një kohë kur ligat përkatëse në pjesën tjetër të Evropës, si ajo angleze, kanë njoftuar zyrtarisht se gjyqtarët jo vetëm kanë të drejtë, por edhe të detyruar ta ndërpresin ndeshjen nëse në të garon një sportist mysliman.

Fakti që si Liga 1 franceze ashtu edhe vendi në përgjithësi karakterizohet nga një element shumë i fortë mysliman, ka ngritur pikëpyetje. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!