Ministria franceze e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Rusisë se Franca po përgatitet të dërgojë 2,000 trupa në Ukrainë .
Gjithashtu, në deklaratë theksohej kujdesi maksimal për të mos rënë pre e manipulimeve të tilla. Kreu i SVR, Sergey Naryshkin , pohoi të martën se Franca po përgatitet të dërgojë një kontigjent prej 2,000 trupash në Ukrainë.
Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Naryshkin pretendoi se presidenti francez Emmanuel Macron po fsheh numrin e vërtetë të ushtarëve francezë të vrarë tashmë në Ukrainë për të shmangur protestat masive në vendin e tij.
Muajin e kaluar, Macron refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, ku Rusia nisi një “operacion special ushtarak” dy vjet më parë. Ideja, megjithatë, u refuzua nga aleatët./abcnews.al