Franca miraton 85 milionë dollarë shtesë ndihma humanitare për Gazën

schedule14:08 - 9 Nëntor, 2023

schedule 14:08 - 9 Nëntor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se vendi i tij do të rrisë ndihmën e tij për Gazën me 85.5 milionë dollarë.

“Që nga 7 tetori, Franca ka miratuar 20 milionë euro (pothuajse 21,4 milionë dollarë) ndihmë humanitare shtesë dhe ne do ta rrisim këtë përpjekje në 100 milionë euro (pothuajse 107 milionë dollarë) për vitin 2023”, tha presidenti francez në Konferencën Ndërkombëtare Humanitare për Gazën, që po zhvillohet në Paris.

Macron gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve të pranishme në konferencë “të rrisin kontributet e tyre financiare ndaj popullatës civile palestineze nëpërmjet Kombeve të Bashkuara”, duke i bërë jehonë thirrjes së OKB-së se nevojiten të paktën 1.2 miliardë dollarë për të përmbushur nevojat e afro 2.7 milionë banorëve që jetojnë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!