Franca merr masat e sigurisë për Krishtlindje

schedule15:29 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 15:29 - 24 Dhjetor, 2017

Pas paralajmërimit të Ministrisë së Brendshme për rrezikun e sulmeve terroriste, në Francë janë marrë masa të shumta sigurie për Krishtlindje duke vendosur në gadishmëri më shumë se 100 mijë forca sigurie.

Frika për sulme terroriste është shumë e madhe në Francë ku qeveria ka vendosur në gadishmëri më shumë se 100 mijë forca policie. Masa të veçanta sigurie janë marrë për tregjet e Krishtlindjeve, por dhe qendrat tregtare, ndërtesat fetare, transportet publike dhe strukturat turistike. Në një deklaratë për mediat të Ministrisë së Brendshme franceze lexohet se rreziku për kërcënime terroriste në vend është shumë i lartë. Të dielën dhe të hënën agjentë policie dhe sigurie do të shpërndahen në pikat më kryesore të bendit. MAsa shtesë janë marrë ditët e fundit po nga Ministria e Brendshme dhe në vendet e kultit gjatë festës hebreje të Hanukkah. Por e njëjta gjë do të bëhet dhe në janar për Krishtlindjet ortodokse në mënyrë që të gjithë besimtarët të kenë mundësi të festojnë të qetë. Ligji i ri anti terrorizëm i mbështetur nga qeveria e Macron, i jep më shumë pushtet policisë pas sulmneve të ekstremistëve islamikë që vranë më shumë se 200 persona në periudhën 2015 – 2016./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!