Franca lehtëson masat kufizuese të pandemisë

schedule13:54 - 2 Shkurt, 2022

schedule 13:54 - 2 Shkurt, 2022

Qytetarëve francezë po u rikthehen nga sot disa nga liritë e tyre, pasi përdorimi i maskave jashtë dhe puna në distancë nuk janë më të detyrueshme.

Franca është vendi i tretë në Evropë që zbut masat kufizuese kundër koronavirusit, pavarësisht se numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 vazhdon të rritet.

Hapi tjetër i qeverisë franceze është rihapja e klubeve të natës dhe lejimi i koncerteve, të cilat pritet të zhvillohen më 16 shkurt.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi për 382 vdekje brenda 24 orëve dhe 33 mijë shtrime në spital të pacientëve me Covid.

Të martën e kaluar, Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që hoqi të gjitha kufizimet e vendosura për të frenuar pandeminë COVID-19, duke përmendur mbulimin e lartë të vaksinimit të popullsisë së saj dhe ashpërsinë më të ulët të llojit Omicron.

Vendi nordik u ka dhënë fund maskave, certifikatave shëndetësore dhe kufizimeve në funksionimin e bareve dhe restoranteve.

Dy ditë më vonë, ishte radha e Anglisë për të hequr shumicën e kufizimeve që ishin ende në fuqi dhe tashmë ishin më të buta se mesatarja evropiane. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!