Franca kundërshton planin për hapjen e një zyre të NATO-s në Tokio

schedule11:17 - 6 Qershor, 2023

schedule 11:17 - 6 Qershor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kundërshtuar propozimin për të hapur një zyrë të NATO-s në Japoni, duke besuar se aleanca duhet të fokusohet në rajonin e saj.

Një zyrtar francez tha se statuti i NATO-s përcakton rreptësisht shtrirjen gjeografike të aleancës. Një nga njerëzit e njohur me diskutimin brenda NATO-s tha se Franca hezitonte të mbështeste çdo gjë “që kontribuon në tensionin midis NATO-s dhe Kinës”.

Duke folur në një konferencë javën e kaluar, Macron tha se NATO nuk duhet të zgjerojë shtrirjen e saj përtej Atlantikut të Veriut/

Rezistenca e Macron vjen dy muaj pasi ai zemëroi SHBA-në dhe aleatët e tjerë duke sugjeruar, gjatë një vizite në Pekin, që Europa të distancohet nga mosmarrëveshja SHBA-Kinë mbi Tajvanin.

Hapja e një zyre të NATO-s kërkon mbështetjen unanime të Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi më i lartë vendimmarrës politik i aleancës transatlantike, që do të thotë se Franca ka fuqinë për të ndaluar këtë veprim.

Japonia dhe NATO kanë diskutuar hapjen e një zyre në Tokio që kur kryeministri i atëhershëm Shinzo Abe vizitoi selinë e NATO-s në vitin 2007.

Tokio hapi një zyrë të NATO-s në Bruksel në vitin 2018. Kryeministri Fumio Kishida, i cili vitin e kaluar u bë lideri i parë japonez që mori pjesë në Samiti i NATO-s, do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm në Lituani në korrik.

NATO ka më shumë se një duzinë zyrash apo delegacionesh ndërlidhëse në mbarë botën, në shtete si Ukraina dhe Moldavia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!