Franca kërkon ekstradimin e shtetasit të saj të dënuar me vdekje në Indonezi

schedule10:43 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 10:43 - 28 Dhjetor, 2024

Franca i dërgoi një kërkesë zyrtare Indonezisë për ekstradimin e Serge Atlaoui, një francez i dënuar me vdekje në Xhakartë në vitin 2007 për trafik droge, njoftoi më 28 dhjetor Ministri indonezian i Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut, Yusril Ihza Mahendra

“Më 19 dhjetor morëm një letër zyrtare ku kërkonim ekstradimin e Serge Atlaoui. Letra është dërguar në emër të ministrit francez të drejtësisë”, ka thënë ministri Mahendra.

Serge Atlaouj, një francez 61-vjeçar, u arrestua në vitin 2005 në një periferi të Xhakartës në fabrikën ku u zbulua droga dhe u akuzua se punonte si kimist në një laborator të prodhimit të drogës.

Ky saldator nga Metz (Franca verilindore) dhe baba i katër fëmijëve, gjithmonë mbrohej duke thënë se nuk merrej me prodhimin e drogës, por instalonte makineri industriale në një fabrikë akrilike.

Indonezia, e cila ka një nga ligjet më të rrepta në botë kundër prodhuesve, trafikantëve dhe përdoruesve të drogës, aktualisht mban të paktën 530 të dënuar me vdekje në burgjet e saj, duke përfshirë më shumë se 90 të huaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!