Franca kalon Spanjën, renditet e katërta në botë për numrin e viktimave nga Covid 19

schedule07:12 - 13 Maj, 2020

schedule 07:12 - 13 Maj, 2020

Franca është renditur e katërta në botë porsa i përket numrit të vdekjeve nga koronavirusi duke kaluar Spanjën, duke u kthyer në shtetin e prekur më keq në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 248 vdekje, duke e rritur shifrën totale të viktimave në 26,991 – 17,003 prej të cilëve kanë vdekur nëpër spitale dhe 9,988 nëpër shtëpi kujdesi. Ndërkohë deri më tani në Francë janë konfirmuar të infektuar 178 225 persona.

Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se është e vështirë që të bëhen krahasime ndërkombëtare në mes të numrit të viktimave, pasi shtetet kanë mënyra të ndryshme të regjistrimit të të vdekurve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!