Franca jugperëndimore është përfshirë nga zjarret masive, të cilat kanë djegur deri tani më shumë se 1700 hektarë dhe kanë shkaktuar evakuimin e mijëra turistëve.
Lexo edhe: Portugalia dhe Spanja luftojnë me temperaturat e larta, rritet rreziku i zjarreve masive
Për të luftuar përhapjen e flakëve, në terren janë tani rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga gjashtë avionë që hedhin ujë.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se përforcime lokale dhe kombëtare priten për të shuar zjarret.
Franca, tashmë e goditur nga një seri zjarresh gjatë javëve të fundit, po vuan – si pjesa tjetër e Evropës – nga një valë e dytë e të nxehtit brenda dy muajve.
Disa zjarre përfshinë rajonin qendror të Portugalisë, si dhe në Spanjën perëndimore të martën, duke detyruar gjithashtu evakuimin e qindra banorëve. /abcnews.al